LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut

LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut

62
0
Shares

Kryeminisitri Zoran Zaev ka dhene doreheqjen, duke vendosur keshtu te largohet nga posti qeveritar duke i hapur rrugë Qeverisë teknike me mandatë tre mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar. Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare.

Ekonomisti 45 vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi biseda e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Zaev do të njihet si një nga kryeministrat e suksesshëm që mbylli kontestin dydekadësh të emrit me Greqinë, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Këto dy çështja të vështira, i hapën rrugë anëtarësimit të vendit në NATO.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY