“Kujtesë dhe harresë”, Pollo për Ramën: Nuk i kërkoi falje opozitës për...

“Kujtesë dhe harresë”, Pollo për Ramën: Nuk i kërkoi falje opozitës për fjalën e keqe që përdori

46
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo ka kujtuar disa prej fjalëve të kryeministrit Edi Rama, me te cilat ai e nxjerr bllof kur e risjell në kontekstin e duhur.

Bëhet fjalë për kërkimin e ndjesës nga ana e kryeministrit në përdorimin e gjuhës gjate seances parlamentare, ku dënjoi ti kërkonte falje opozitës për ofendimin.

“Edi Rama sot: “Nuk e kam të vështirë të kërkojë ndjesë, kur kam lënduar dikë – mbase e kujtoni që kam kërkuar edhe ndjesë publike në ndonjë rast të caktuar. Nuk më kujtohet ta ketë bërë këtë ndonjë paraardhësi im, po nuk është ky sidoqoftë metri me të cilin e mas veten dhe as ju kërkoj të më masni me këtë metër.”
Në vitin 2014 pas një debati të nxehtë në plenare ju kthye opozitës duke folur me zë koke e duke përsëritur “ju jeni ka.a!” Kamerat e një tv ja kapën pak zërin e me levizjen e buzëve e rindertuan fjalinë dhe e bënë lajm qendror.
Të nesërmen Rama tha se i kërkonte ndjesë publikut për fjalën e papërshtatshme por aspak 50 grave e burrave të opozitës parlamentare sepse ata meritonin fjalë edhe më të keqe.
A keni ndonjë koment”,-shkruan ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY