Çfarë ndodhi në 2019, ish-ministri rendit ngjarjet: Përmendjani se çka bërë me...

Çfarë ndodhi në 2019, ish-ministri rendit ngjarjet: Përmendjani se çka bërë me popullin e shtetin e vet

39
0
Shares

Janë 18 ngjarje, që ish-ministri Ylli Manjani i ka përzgjedhur për të treguar atë se çfarë ndodhi në 2019.

Manjani nder te tjera shkruan se viti 2019, ishte një vit ku humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë por edhe Shqiptarët që ikin nga vendi masivisht, si asnjë vit tjetër më parë.

Ja çfarë ndodhi në 2019:

1. U mbyll Parlamenti pluralist dhe u zëvendësua me parlamentin monist, për herë të parë pas 30 vitesh. Tregu i deputetëve të blerë ishte më i ndyri se kurrë më parë.

2. I gjithë Ballkani shkoi në zgjedhje parakohe, Shqipëria e rilindur jo. Shqiptarët u prezantuan nga qeveria e tyre si njerëz që nuk dinë të vendosin…

3. U denoncua me fakte dhe ndërkombëtarisht vjedhja e votës.

4. U protestua masivisht ndonëse nën “terapinë” e gazit luftarak lotsjellës. Ky i fundit u përdor edhe ndaj grave e fëmijëve për ti nxjerrë nga shtëpitë që ua shembi shteti pa një copë letër.

5. U zbulua mega afera e unazës së re, korrupsion dhe vandalizëm me njerëz të pambrojtur.

7. U mbajtën votime moniste, ku megjithse populli i refuzoi, rilindja vendosi nën sundim pushtetin vendor.

8. U sulmua më egër se asnjëherë tjetër më parë Presidenti i Republikës.

9. U thellua borxhi publik me plus 1 miliardë Euro më shumë PPP e koncensione të pakërkuara, pra pa garë dhe leversisshmëri ekonomike.

10. Dështoi rëndë hapja e negociatave. Gjysma e vendeve të BE ishte kundër nesh si kurrë më parë.

11. Për herë të parë u zyrtarizua dhe një kërkesë për të na kthyer vizat, por për fat procedural nuk u mirarua.

12. Rrugën e humbur të Europës e zëvendësuam me rrugën antishqiptare të “Jugosllavisë”.

13. Për herë të parë u vendosën barrriera ndarëse me Kosovën. Qeveria jonë u bë kështu më “antikosovë” se askush më parë. Në fillim ndarja e territoreve tani minishengeni ishte ngjarjet më të rënda të ndodhura në këtë vit.

14. U shtua në mënyrë eksponenciale numri i personave të dënuar për fjalën dhe lirinë e shprehjes me kërkesën e qeverisë. Kemi parë e dëgjuar çudira juridike të pa dëgjuara më parë.

15. Ky ishte viti i numrit më të madh të ligjeve specifike, pra i ligjeve me objekt një marrëdhënie konkrete. Ligji për teatrin dhe kontrata komcensionesh të miratuara në parlamenti janë ngjarjet dhe precedenti më i keq.

16. Ligji antishpifje i dha dërrmën e fundit të mundshme fjalës së lirë dhe i hapi rrugë qeverisë të ndërhyjë lirisht.

17. U sulmua më egër se kurrë më parë pavarësia e gjyqsorit. Qeveria i shpalli hapur KÇK.

18. Tërmeti, ngjarja me tragjike e vitit, zbuloi se sa rëndë është shkatërruar shteti.

“Mua këto më kanë ngelur në mendje nga ky vit i mbrapshtë pa asnjë dyshim. Një vit që humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë por edhe Shqiptarët që ikin nga vendi masivisht, si asnjë vit tjetër më parë.

Prandaj shiheni në sy atë “merakliun e syve” dhe përmendjani se çka bërë me popullin e shtetin e vet! Asnjë pushtues nuk do ta bënte më keq!!! Lutem të jetë viti i fundit i mbrapshtinave dhe të jetë më i mirë 2020″,-mbyll reagimin e tij Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY