Zbardhen përgjimet mes ‘Zogut të Tiranës’ dhe prezantues së njohur, reagon Bardhi:...

Zbardhen përgjimet mes ‘Zogut të Tiranës’ dhe prezantues së njohur, reagon Bardhi: Edhe në rrjetin e prostitucionit del Rama e Veliaj

163
0
Shares

Eshtë rikthyer sërish në vemendje çështja e Hermes Nikajt, “Zogut të Tiranës”, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Ditën e djeshme, u zbardhën pergjimet ne telefonin e këtij të fundit, ku u pa se ai dhe prezantuesjq e njohur Dajana, kryejne biseda per votimet e 30-Qershorit.

Edhe sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike mes Hermes Nikajt, për të cilat thotë se blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur.

Sipas Bardhit, në këtë rrjet kriminal, u konstatua se vota u shit me 20 mijë lekë, ndërsa sipas tij, akoma më e rëndë është kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

“Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!”, shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë:

Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.

Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.

PERGJIMET NE BISEDAT TELEFONIKE:

Nga vëzhgimi në terren që i ka bërë policia, Hermes Nikaj, del se ka kontakte të vazhdueshme me, Gugu Haxhiaj, e cila i është prezantuar publikut shqiptar si këngëtare si lesbike, dhe Dajana Shabanin, moderatore në disa emisione në televizionet shqiptare.

Ndër të tjera në këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Ndërkohë dhjetë ditë përpara se të kryeneë këtë bisedë me Dajana Shabanin, Hermes Nikaj, personi i vetëm që po mbahet në burg për këtë çështje, telefonohet në 20 qershor 2019 nga një vajzë tjetër e ShoëBizz-it që njihet me emrin Gugu Haxhija. Kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje në aspektin penal në këtë dosje prokurorie, por gjatë bisedës Haxhija i kërkon Hermesit, t’i gjejë ndonjë shoqe, për një shokun e saj. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…

Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?

Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.

Zogu: Kur e do?

Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY