Ish-deputeti raporton për biznesin në Librazhd: Janë në falimentim, PD ka plan...

Ish-deputeti raporton për biznesin në Librazhd: Janë në falimentim, PD ka plan të qartë për rimëkëmbjen

89
0
Shares

Ish-deputeti Edmond Spaho, sikurse dhe ish-deputetet e tjere prej disa ditesh jane duke pare nga afer situaten me bizneset në prag të fundvitit.

Spaho, ne nje reagim ne rrjetet sociale, tregon se ishte në Librazhd, nga ku pa shqetësimet kryesore te biznesit të vogël, duke treguar haptazi dhe problemet.

“Sot ne Librazhd sebashku me deputetin Luciano Boci dhe drejtuesit e PD Librazhd ne takime me biznesin e vogel. Qyteti i zbrazur, njerezit e varferuar, dyqanet e mbyllur. Varferia dhe skamja ishin shqetesimet kryesore te biznesit te vogel. Mund te ndodhte qe gjate gjithe dites askush te mos hynte ne dyqan apo te blinte. Shumica ishin ne prag falimentimi dhe mezi nxirrnin buken e gojes per familjen.

Ulja e cmimit te energjise, karburanteve, gazit si dhe taksave te tjera qe paguajme si qytetare shoqeruar me rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe hapjen e vendeve te reja te punes, do te rrite fuqine blerese te qytetareve. Biznesi i vogel do te paguaja 0.5% te xhiros si takse per xhiro deri ne 140 milion leke si dhe do perfitoje ulje te sigurimeve shoqerore ne 9% nga 15% qe eshte sot”,-shprehet ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY