Gjykata i jep të drejtë kryeministrit, dënon Sali Berishën për shpifje, ja...

Gjykata i jep të drejtë kryeministrit, dënon Sali Berishën për shpifje, ja për cilin postim bëhet fjalë

83
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha është dënuar me 500 mijë lekë gjobë. pasi u padit për shpifje nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha u dha nga gjyqtarja Mariana Shegani.

Përveç gjobës, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.

Nuk dihet sesi gjykata arriti te vertetonte mos vertetesine e postimit dhe denoncimit të Berishës, por mesa duket vendimi ishte i prerë.

Postimi që bënte Berisha një vit më parë për të cilin u gjobit sot nga Gjykata e Tiranës

Fundi i Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket! (ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)

Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri. Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere. Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin njeminute e me pare.

Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant BallënSkandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë  mbetur brenda kufirit shtetëror. Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë. Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti. Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.
Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.
Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum. Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY