FOTO/I vunë tritol në biznes dhe shtëpi, kush është biznesmeni nga Tirana,...

FOTO/I vunë tritol në biznes dhe shtëpi, kush është biznesmeni nga Tirana, arrestimi i tij një vit më parë

99
0
Shares

Me heret ne raportuam për një shpërthim të ndodhur në biznesin dhe shtëpinë e një personi në Tiranë, fatmirësisht pa dëme.

Por, duke iu referuar mediave, kryesisht, Fax News, thuhet se sasia e lëndës shpërthyese është vendosur në biznesin e shtetasit Përparim Kalbaj, i cili ka qënë i arrestuar në 2018 për drogë.

Mësohet se ngjarja e sotme është një paralajmërim për Kalbajn.

Ngjara që solli arrestimin 

Kalbaj së bashku me tre persona të tjerë është arrestuar në 2018 pasi shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut. Ky grup shiste doza të vogla kokainë në lokalet e ish-Bllokut.

“Në pranga kanë rënë Azis Meta, 35 vjeç, Përparim Kalbaj, 46 vjeç, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, dhe E.B, 23 vjeçe. Në rrugën “Nikolla Jorga”, pas hetimeve të policisë rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së kokainës në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”. Ata lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy makina dhe 7 telefona. 7 telefona celularë,” njoftonte policia vjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY