EMRAT/Vakancat pas shkarkimit të Muçit, Presidenti shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

EMRAT/Vakancat pas shkarkimit të Muçit, Presidenti shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

54
0
Shares

Presidenca ka shpallur listën e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, mbetur pas shkarkimit nga KPA e gjyqtarit Besnik Muçi.

Bëhet fjalë për një listë me 10 kandidatë që do i përcillet KED, e cila do bëjë vlerësimin verifikimin për secilin sipas ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se: Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

 

1. Zoti Altin Binaj
2. Zoti Artan Spahiu
3. Zoti Dedë Kasneci
4. Zoti Eugen Papandile
5. Zoti Gentian Mete
6. Zoti Sergjio Mazreku
7. Zoti Sinan Tafaj
8. Zonja Sonila Bejtja
9. Zoti Shaqir Hasanaj
10. Zonja Zhaklina Peto

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

/DRONI.al/

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY