DETAJE/Bagazhin me pije alkoolike, pranga dy burrave nga Tirana, kërkuan të manipulojnë...

DETAJE/Bagazhin me pije alkoolike, pranga dy burrave nga Tirana, kërkuan të manipulojnë policin

46
0
Shares

Dy persona janë kapur në flagrancë pasi transportonin mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme dhe i ofruan ryshfet punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.

Ndalimi i tyre është bërë në Fushë Milot- Kurbin. Dy shtetasit e identifikuar me inicialet  B. A., 32 vjeç (shoferi) dhe pasagjer shtetasi B. S 39 vjeç, po transportonin me makinë një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

“Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.” Informoi sot policia e Lezhws pa sqaruar se sa wshtw sasia e pijeve alkoolike e bllokuar.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”, informon Policia e Lezhës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY