Elvana Gjata largohet e zhgënjyer nga festivali, Arilena Ara zbulon a ia...

Elvana Gjata largohet e zhgënjyer nga festivali, Arilena Ara zbulon a ia dha dorën

91
0
Shares

Mes grupit më të diskutuar të pretendentëve, Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të Kèngës, dhe menjëherë pas trofeut, ajo tha se ndryshe nga çdo këngë tjetër që ka krijuar, këtë e ka krijuar dhe ia ka dedikuar vetes.

“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk këndoj për të fituar çmime, unë këndoj sepse ia kam dedikuar jetën muzikës, sepse kam kënduar që 14 vjeç. Këtë herë, kam kënduar për veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”– u shpreh Arilena.

Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata, per te cilen thuhet se u zhgënjye  kur emrii i saj u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.

Arilena e pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, ajo tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj. Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë koleget e mi,”– tha ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY