Haradinaj dekonspiron planin e Minishengenit: Ramën e kam vëlla, por kemi tjetër...

Haradinaj dekonspiron planin e Minishengenit: Ramën e kam vëlla, por kemi tjetër perspektivë

81
0
Shares

Kreu i qeverisë së Kosovës në largim , Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA-së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.

‘Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është perspektiva jonë’, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

‘Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën’, ka thënë sot Haradinaj.

Teksa ka folur për deklarimet e Edi Ramës, Haradinaj ka thënë se atë e ka vëlla, por që nuk ka pasur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.

Haradinaj është shprehur se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve ‘puna e mbarë pa ne’.

Kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kur të mos mohohjë masakrat atëherë tha Haradinaj mund të ketë bashkëpunim.

“Unë e kam përsëritur disa herë, Edi Rama është vëllai im, është shqiptar. Të majtët dhe të djathtët në Shqipërinë janë motrat dhe vëllezërit e mi. Unë kam dalë kundër ndarjes. Trepça është e Kosovës, pavarësia energjetike ka ndodhur, kemi nënshkruar marrëdhënie me Shqipërinë për unifikim të tregut. Kemi ushtrinë, kemi taksën, por taksa është kundër vlerë për njohje. Kur të na njohë Serbia ne i hapim rrugën për takime bilaterale apo trelaterale, por me qëndrime mohuese të Serbisë deri në mohim të masakrave si ajo e Recakut nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti themi rruga e mbarë pa neve”, tha Haradinaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY