FOTO/”Po falimentojnë”, PD takon biznesin fason: Kemi program të qartë dhe të...

FOTO/”Po falimentojnë”, PD takon biznesin fason: Kemi program të qartë dhe të thjeshtë për rimëkëmbjen ekonomike

38
0
Shares

Dorian Teliti dhe perfaqesues te PD kane zhvilluar takim me biznesin fason ku pasi jane njohur me problemet, kanë shpalosur programin e tyre për rimëkëmbjen ekonomike.

Teliti jep detajet duke treguar se bashkë me Gjergji Gjikën (Kryetarin e Shoqatës së Fasonistëve të Shqipërisë), Dhuratën dhe Flamurin pane nga afër aktivitetin e një biznesi fason në periferi të Tiranës, ku situata paraqitej e rëndë në kushtet e taksave tejet të larta, cmimit të rritur të energjisë elektrike, mosrimbursimit të TVSH-së, kontrolleve të shpeshta dhe abuzive të taksidarëve.

Sipas tyre, për biznesin tejet shqetësuese paraqitet edhe situata me rënien e pajustifikuar të kursit të këmbimit për shkak të futjes në treg të qindra milionë euro parave të pista të drogës, duke humbur edhe ato pak fitime që siguronin nga kontratat e tyre porositëse.
Keto kushte ia bëjnë shumë të vështirë vijimin e veprimtarisë këtij biznesi, përmes të cilit ushqehen dhe mbajnë familjen me dhjetëra punëtore.

“Qeveria e litarit në fyt për të pamundurit dhe e bllokimit të frymëmarrjes për biznesin.
KCK dhe gjobit kë të mundësh, kështu janë kthyer inspektorët e taksave dhe të takimeve, të cilët përmes kontrolleve abuzive kanë krijuar frikë dhe pasiguri për biznesin, duke i detyruar shpeshherë që të ulin edhe qepenin.

Biznesi dhe lehtësirat ndaj tij duhet të jenë pritoritet për zhvillimin ekonomik të vendit, por shqiptarët prej më shumë se 6 vitesh po shohin cdo ditë rrënimin e tyre“,-shprehet Teliti.

Teliti siguroi se Partia Demokratike është në krah të biznesit dhe në krah të qytetarëve. Sipas tij, PD ka programin e saj të qartë dhe të thjeshtë për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të madh, përmes uljes deri në 40 përqind të cmimit të energjisë për biznesin; vendosjen e taksës së sheshtë 9 përqind tatim fitimi, shkalla të larta amortizimi, rimbursim të menjëhershëm të TVSH, e vecanërisht duke eliminuar burokracitë e tepërta me qëllim mbajtjen larg nga biznesi të inspektorëve tatimor, të cilët më shumë se sa për kontrolle rutinë shkojnë e ushtrojnë presion ndaj biznesit.

“Është koha për të punuar për shqiptarët dhe jo për oborrin qeveritar.Është koha për të punuar për të nesërmen e këtij vendi dhe jo për ta dhënë Shqipërinë si plackë PPP për oligarkët”,-shprehet ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY