Malaj akuza të rënda ndaj Ballës: I kam sms-të, më tha të...

Malaj akuza të rënda ndaj Ballës: I kam sms-të, më tha të mos e kritikoja Veliaj

66
0
Shares

Anëtari i shkarkuar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj ka rikonfirmuar dhe njehere në emisionin ‘Opinion’ se sipas tij ai është shkarkuar për inate personale të kryeministrit.

Po ashtu ish ministri i Financave tha se kishte marrë një mesazh kërcënues nga Taulant Balla, që i kërkonte të mos kritikonte kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe qeverinë.

Ai ka këmbëngulur më tej kur ka thënë se edhe gjoba 110 milionë euro që do t’i faturohet Shqipërisë për shkak të gjyqit të biznesmenit Becchetti vjen për shkak të disa sms-ve që sipas tij Erjon Veliaj i ka nisur Becchettit duke e kërcënuar.

‘I kam sms-të, mos u merr me mua, me dasmën time’, -citoi  Malaj.

Ai ka shtuar më tej se një arsye tjetër për shkarkimin e tij është edhe vota në Bord ku implikohen interesa të caktuara private. Ish-ministri i Financave ka deklaruar edhe se i kanë refuzuar anëtarësimin në PS pas aplikimit online.

Te gjitha keto prova, Malaj tha se do ti dergonte deri ne Strasburg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY