Betimi i prokurorëve të SPAK, reagon SHBA: Shqipëria ka një organ për...

Betimi i prokurorëve të SPAK, reagon SHBA: Shqipëria ka një organ për të hetuar bosët e krimit

46
0
Shares

Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes te Presidenti Meta si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një deklaratë për mediat, Ambasada e ShBA-ve në Tiranë shprehet se nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish-zyrtarë apo zyrtarë si dhe bosë të krimit – individë këta që në të shkuarën janë konsideruar si të paprekshëm.

Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara theksojnë se do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

Më herët betimi i 8 prokurorëve të SPAK u përshëndet edhe nga BE përmes ambasadorit Soreca.

“BE mirëpret betimin e 8 prokurorëve të SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër etapë e rëndësishme për zbatimin e drejtësisë.Lufta kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY