“Si do t’i bëjnë ballë presionit”, 2 kandidatët për drejtimin e SPAK...

“Si do t’i bëjnë ballë presionit”, 2 kandidatët për drejtimin e SPAK prezantojnë platformat e tyre

50
0
Shares

Sot ka disa zhvillime qe po ndodhin  njekohsisht, e teksa vemendja eshte perqendruar te debati per paketen anti-shpifje, paralelisht, po behet intervistimi i kandidateve per drejtimin e SPAK.

I pari, ishte Altin Dumani, i cili paraqiti platformën e tij në drejtimin e këtij institucioni. Sipas tij, gjëja e parë që ai do të bëjë nëse zgjidhet në krye të SPAK është që të fillojë procedurën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidati tha se duhet pasur kujdes ndaj dosjeve që do të transferohen në SPAK.

Nderkohe, nga ana tjeter, Arben Kraja prezantoi 3 pika që sipas tij japin garanci për të përballuar presionin shoqëror nëse ai zgjedhet kreu i SPAK.

Përpara KLP-së, Kraja tha se “Asnjë nga ne nuk i ka borxh askujt” ndaj zbatimi i ligji me korrektësi është një garanci që sipas tij do ti bëjë ballë presionit.

“E para, garanci ligjore pavarësia në vendimmarrje për çdo prokuror, përfshi edhe drejtuesin.E dyta, garancitë janë përzgjedhja nga ana juaj.E treta, vullneti i të gjithë ne për të zbatuar ligjin me korrektësi.

Ju garantoj që asnjë nga ne nuk i ka borxh askujt, jemi zgjedhur bazuar në eksperiencën dhe integritetin që kemi pasur”,-u shpreh Kraja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY