DETAJE/Zhduket bariu 17-vjeçar nga Gjirokastra, herën e fundit e panë të hipte...

DETAJE/Zhduket bariu 17-vjeçar nga Gjirokastra, herën e fundit e panë të hipte në një makinë

43
0
Shares

Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

“Panorama” raporton se banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY