EMRAT/Kush janë shtatë personat që i shpëtuan policisë për arrestimet e tërmetit

EMRAT/Kush janë shtatë personat që i shpëtuan policisë për arrestimet e tërmetit

127
0
Shares

Të paktën 8 persona nuk u gjetën nga policia dhe që kishin lidhje me vrasjet nga tërmeti I 26 nëntorit. Dy prej tyre kanë qenë kandidatë për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për pronarin e Vila Palma Arben Qato si dhe ish drejtorin e ALUIZN-it në Durrës Flamur Gjuzi.

Gjuzi dhe Qato kandiduan në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në kërkim janë edhe ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë, ku vdiqën 8 persona, pronari i ‘Bar Barons’ Artur Terziu, ish-drejtori i INUV-it Artur Çela, por edhe emra të tjerë.

Një zyrtar I lartë I policisë së shtetit, Lutfi Minxhozi tha se nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi ata që u larguan jashtë vendit dhe që tani janë shpallur në kërkim “nuk kanë pasur dijeni për hetimin, njëri është larguar para tërmetit, të tjerët edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar janë larguar një ditë pas tërmetit”, para se të niste hetimi.

Emrat e personave në kërkim:

Arben Qato pronar i Vila Palma

Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY