Qëndroi për disa ditë në çadër, 5-vjeçari infektohet me zgjebe, shtrohet në...

Qëndroi për disa ditë në çadër, 5-vjeçari infektohet me zgjebe, shtrohet në Spitalin e Lezhës

78
0
Shares

Përpos faktit te trishte, se qindra familje janë mes 4 rrugëve pas dëmtimeve nga tërmeti, situata rendohet per personat që qendrojne neper çadra me kushte minimale të kujdesit vetjak.

Raportohet së fundmi per një rast të prekur nga ajo që quhet “zgjebja” ne gjuhen popullore. Burime nga Njësia Vendore e Shëndetësisë në Lezhë bëjnë me dije se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar nga Mamurrasi. Menjëherë pas konstatimit, ai është izoluar dhe po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha në Spitalin e Lezhës.

Kjo është një sëmundje që prek lëkurën dhe mund të shkaktojë kruajtje dhe skuqje. Kjo gjendje dermatologjike shkaktohet nga “sarcoptes scabiei”, një merimangë mikroskopike me tetë këmbë. S

ëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet shumë lehtë nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, pavarësisht situatës së tyre të jetesës dhe statusit socio-ekonomik.

Nëse një individ ka zgjebe, ata dhe kushdo që ka kontakt të ngushtë, duhet të trajtohen të gjithë në të njëjtën kohë. Duke nisur nga ky rast, institucionet shëndetësore po monitorojnë të gjithë personat e prekur nga tërmeti që janë strehuar në zonën e Shëngjinit. Në të tri hotelet ku janë të strehuar këta banorë janë vendosur ekipe mjekësore, të cilët qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve.

Sipas Panoramës, në Shëngjin janë strehuar 1300 persona nga Lezha, Kurbini dhe Thumana, të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY