Pas kontributit për drejtësinë, SHBA 920 mijë $ për burgjet ku mbahen...

Pas kontributit për drejtësinë, SHBA 920 mijë $ për burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve në Shqipëri

57
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar se mbështesin reformën e burgjeve në Shqipëri.

Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se SHBA kanë investuar 920 mijë dollarë për programe në burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

Kujtojme se vetem dje, SHBA beri publike shifren qe do te jape per krijimin e SPAK-ut rreth 1 milione dollare, e cila nis krijimin javës tjetër.

“Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar”, thuhet një njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY