Moti në fundjavë, priten edhe reshje bore

Moti në fundjavë, priten edhe reshje bore

55
0
Shares

Gjatë paradites së të shtunës vendi ynë do jetë me vranësira dhe reshje shiu. Më të fokusuara reshjet e shiut do jenë në Jug të Shqipërisë.

Sipas Metoalb në zonat malore reshjet do të bien në formë dëbore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes. Përgjatë ditës temperaturat do të luhaten nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare ne det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY