Përdorën emisionin e saj për të marrë para, Arbana Osmani deklaratë për...

Përdorën emisionin e saj për të marrë para, Arbana Osmani deklaratë për çiftin që dyshohet se mashtruan

83
0
Shares

Mesa duket një çift qe kerkoi me ngulm te beheshin pjesë e emisionit “Dua te te bej te lumtur” e kanë përdorur këtë program per te marre ndihma ekonomike duke mashtruar dhe sajuar gjithë historinë.

Elida dhe Arjani ishin një çift me probleme xhelozie ku kjo e fundit e thirri bashkeshkortin e saj ne emision duke i kerkuar te ktheheshe prane familjes.

Por, se fundmi ne nje tjeter emision, Elida u shpreh se kishte bërë kompromis për të dalë në emision me Arjanin, pasi donin të përfitonin ushqime, para dhe t’u paguhej 2 muaj qera.

“Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri”, u shpreh ajo.

Pas gjithë kësaj historie, ka mbërritur edhe reagimi i parë i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana Osmani ka publikuar deklaratën zyrtare të tij, ku thuhet se ka qenë Zonja Elida që kishte shkuar në zyrat e emisionit për t’u bërë pjesë e programit.

Në deklaratë thuhet se çifti ka nënshkruar edhe një deklaratë ku marrin përgjiegjësi të plotë për atë që kanë thënë. Madje Elida ka pranuar problemet me partnerin dhe madje ka kërkuar edhe mbrojtje nga policia, për të cilën, autorët e programit i kanë vënë në dispozicion disa kontakte.

Deklarata përmbyllet me një vendim të programit kur thuhet se: “Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike.

View this post on Instagram

@arbanao @topchannelalbania #duatetebejtelumtur

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur_topchannel) on

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY