Meta takon ekipin nga Izraeli: “Na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë”

Meta takon ekipin nga Izraeli: “Na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë”

40
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësimet dhe ekspertimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Kreu i shtetit shqiptar, duke i falënderuar thotë se ata jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan. Një falenderim, Meta e kishte edhe për ambasadorin izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta në Facebook.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY