Dosja ‘Xhafaj-Babale/ “Fredi Alizoti ka një 30 biseda me Taulant Ballën”

Dosja ‘Xhafaj-Babale/ “Fredi Alizoti ka një 30 biseda me Taulant Ballën”

153
0
Shares

Ish deputeti i demokrat, Ervin Salianji i ftuar në “Opinion” tha se prokuroria e ka bërë pretencën duke u mbështetur vetëm mbi thashetheme.

I pyetur drejtpërdrejt mbi akuzën se ai i kishte premtuar 200 mijë euro Albert Veliut, ish deputeti demokrat tha: “Prokuroria thotë që ia kam dhënë Babales 200 mijë euro dhe i kam premtuar edhe 200 të tjera Fredi Alizotit. Në gjithë pretencën e prokurorisë, janë vetëm thashetheme”.

Sipas tij prokurori bëri një lojë, duke mbyllur hetimi për trafik narkotikësh pastaj hapi një hetim për kallëzim të rremë.

“Ai (Agron Xhafaj) iku u zhduk dhe e bëri me shkesë që unë jam filani. Nuk iu shkua deri në fund hetimit të gazetarit ku filet dhe për 3.5 ton drogë, prokurorët që më kanë thirrur e kanë ditur që ai merrej me atë punë”, shtoi Salianji.

“Unë nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin, kurrë. Por prokuroria ka bërë të njëjtën pretencë siç ka thënë Edi Rama. Ky Alizoti ka një 5 dënime. Në përgjime i thotë mamasë më jep tre mijë lekë të vijnë në Tiranë, pastaj ka lekë pa fund. Ka nja 30 biseda me Taulant Ballën, janë me përgjime zyrtare nga Gjykata”, theksoi më tej ish deputeti.

Në fund, Salianji deklaroi se Alizoti është i dënuar për 5 vepra të ndryshme.

“Ja dokumenti që ka çuar prokuroria në Britani, ka çuar një material që ka sjellë avokati i Agron Xhafajt. Kanë çuar një material të dobët. Prova kryesore e prokurorisë është Fredi Alizoti, që ka 5 dënime të ndryshme: për mashtrim, për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Është i dënuar me vendim gjykate”.

Prokuroria ka konsideruar fajtor për veprën penale të kallëzimit të rremë, katër personat e përfshirë në audio-përgjimin e supozuar të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Prokuroria ka kërkuar dënim për Albert Veliun, personin që pranoi se kishte bërë përgjimin, Fredi Alizotin, i cili u zbulua më pas se kishte qenë njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun, gazetarin Jetmir Olldashi, i cili e deklaroi publikisht se kishte qenë ai që i kishte dhënë pajisjen përgjuese Veliut, dhe ish deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili e bëri publik faktin dhe e mbrojti përmbajtjen e bisedës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY