DETAJE/Ndalohet ish-punonjësja e Gjykatës, akuza të rënda për shpërdorim detyre

DETAJE/Ndalohet ish-punonjësja e Gjykatës, akuza të rënda për shpërdorim detyre

77
0
Shares

Policia njofton se ka goditur një tjetër rast të krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Burime zyrtare tregojnë se eshte ndaluar një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

“Specialistet e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlore,-njofton policia.

Po te njejtat burime theksojne se nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY