Denoncimi i rëndë i Edmond Spahos, diskriminim politik mes të dëmtuarve nga...

Denoncimi i rëndë i Edmond Spahos, diskriminim politik mes të dëmtuarve nga tërmeti

42
0
Shares

N/kryetari i PD, Edmond Spaho publikon dy denoncime të rënda. Rasti i parë është një familje e dëmtuar por që nuk ka marrë asnjë ndihmë sepse është demokrat. Ndërsa rasti tjetëe ëahtë një familje invalide që ende nuk ka asnjë zgjidhje për strehim

Rasti 1

Fotografia e Edmond Spaho

Me poshte eshte shtepia e Dalip Hasa ne fshatin Ballashenje, njesia administrative Peze. Shtepia eshte demtuar nga termetet e dates 21 Shtator dhe 26 Nentor por deri me sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar te vleresoje demet apo ta pyesin ne se ka ndonje nevoje pasi ai eshte aktivist i PD. Rasti ne fjale i eshte bere i ditur kryetarit te njesise administrative Peze z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD te zones. Shpresoj qe kjo thirrje te sherbeje per te qe ta vizitoje kete banor te njesise se tij dhe ta ndihmoje si te gjithe qytetaret e tjere pa dallim bindje politike.

Rasti 2

Fotografia e Edmond Spaho

Fotografia e Edmond Spaho

Fotografia e Edmond Spaho

Fotot e me poshteme jane bere sot ne familjen e Gentian Dollaj, ne njesine Administrative Nr. 6, Kombinat, rruga “Tanush Frasheri”, pallati 147 prane Shkolles Musine Kokalari.

Familja perbehet nga 7 pjestare, 3 prej te cileve jane invalide. Mjaftime Dollaj 72 vjece e semure dhe e paralizur, Fatmira Dollaj, e semure dhe invalide dhe Roland Dollaj, invalid me probleme te shendetit mendor.

Pallati ku banojne eshte shpallur i pa banueshem dhe apartamenti i tyre eshte demtuar shume nga termeti. Familja Dollaj vazhdon te jetoje aty per arsye se nuk i eshte gjetur objekt tjeter banimi.

Njesia administrative i ka premtuar bonus qeraje prej 22000 leke ne muaj te cilat ende nuk i ka marre. Gentiani thote qe shtepia me e vogel me qera ne ate zone kushton 30 mije leke ne muaj dhe per shkak te kushteve familjare ne te cilat ndodhet, ai e ka te pamundur te gjeje shtepi tjeter. Ai kerkon qe njesia administrative ta sistemoje ne nje ambient te pershtatshem.

Drejtuesit e Partise Demokratike ne Kombinat kane kontaktuar me kryetarin e njesise administrative por i vetmi premtim ka qene qe do i japin bonusin e qerase.

I bejme thirrje kryetarit te kesaj njesie z. Adriatik Merko ta vizitoje familjen ne fjale dhe ta sistemoje diku tjeter, pasi godina jo vetem eshte e pabanueshme per shkak te demtimit nga termeti por atje jane tre invalide te cilet e kane te pamundur te kujdesen per vehten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY