Bllokohen lejet e ndertimit ne tri qarqet e goditura nga termeti

Bllokohen lejet e ndertimit ne tri qarqet e goditura nga termeti

68
0
Shares

Qeveria ka pezulluar lejet e ndërtimit për Tiranën, Durrësin dhe Lezhën, sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Ne këto tri bashki mund të bëhet vetëm aplikimi për leje ndërtimi, riparime apo restaurime, raste këto që përfshijnë emergjencat civile.

Tirana dhe Durrësi rezultojnë dy ndër qarqet me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit miratuara gjatë këtij viti. Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit të 2019, në kryeqytet janë dhënë 313 leje ndërtimi, 17% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, në Durrës janë dhënë 129 leje ndërtimit, nga 118 të tilla të miratuara vitin e kaluar. Lezha nga ana tjetër gjithashtu ka shënuar një rritje të numrit të lejeve të miratuara në nëntë muajt e këtij viti duke e çuar shifrën në 50, nga 38 leje të dhëna krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY