2 orë në Prokurori, Dvorani gjen kohë të ironizojë Metën: Nuk merrem...

2 orë në Prokurori, Dvorani gjen kohë të ironizojë Metën: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

60
0
Shares

Ishte radha e Ardian Dvoranit të paraqitej ne Prokurori, pas padise qe presidenti i Republikës beri disa ditë më parë.

Para gazetarëve, Dvorani iu pergjigj pyetjeve lidhur me videon e publikuar nga presidenti diten e djeshme, sikurse dhe e ka ironizuar atë.

“Smund të flas me detaje, e vlerësoj që hetimi nuk zhvillohet as në tv as në media, aty kam bërë parashtrimet e hollësishme të detajuara të faktit si ka ndodhur dhe shpjegimin pse ka ndodhur.

Për videot, unë mendoj që institucionet funksionarët kushetues e publikë, nuk i shtrojnë cështjet e s’është e mira t’i shtrojnë me produkte artisitike, me filma seriale, me metrazh të shkurtër e të gjatë.Institucionet duhet ti shtrojnë në ruggë institucionale unë nuk merrem me këtë punë”,-u shpreh Dvorani.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY