“Fshini aplikacionin”, Sizmiologu thirrje qytetarëve: Nuk mund të merret informacion aty, ku...

“Fshini aplikacionin”, Sizmiologu thirrje qytetarëve: Nuk mund të merret informacion aty, ku duhet të informohemi

77
0
Shares

Shqiptarët janë ende në panik, të frikësuar dhe pothuajse gjithë kohës duke bere update në aplikacionin e tërmeteve.

Por sizmiologu Ervin Kasaj në Faceboook ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të heqin nga telefonat e tyre aplikacionin për tërmetit. Ai thekson informacion duhet merret në Institutin e Gjeoshkencave, departamenti i Sizmiologjise, ose tek emergjenca civile, pasi raportojnë në kohë reale lajmin e saktë.

Kasaj nënvizon më tej se nuk mund të merret informacion nga celulari, nga disa aplikacione të shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar.

“Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.”-shkruan ai.

Sizmiologu shprehet se Shqipëria është një vend sizmik. Sipas tij në Shqipëri ndodhin gjatë gjithë kohës mini-tërmete, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv , por nuk kemi pse të shqetësohemi. Ai shprehet se ato kryesisht kanë magnitudë të ulët.

Postimi i plote:

“Fshini aplikacionet e tërmetit nga celulari”

Të dhënat duhen të jenë të sakta, pasi qytetarët duhet të informohen mirë dhe i pari informacion merret në Institutin e Gjeoshkencave, departamenti i Sizmiologjise, ose tek emergjenca civile pasi raportojnë në kohë reale.

Tërmetet klasifikohen në bazë të magnitudës së tyre ose energjisë që ato çlirojnë. Të dhënat parametrike, vlerësohen në mënyrë të pandërprerë nëpërmjet monitorimit sizmologjik, 24 orë në 24 dhe bazohen në analizën sasiore të regjistrimit instrumental valor.

Llogaritja e vlerave të tyre është produkt i aplikimit të metodave analitike të njohura, në mënyrë interaktive, të aplikuara në programe llogaritëse të çertifikuara dhe të njohura globalisht. Kështu, për përcaktimin e të dhënave kohore valore hyrëse përdoret programi Atlas, ndërsa lokalizimi i tërmeteve kryhet nëpërmjet programit Hypoinverse. Vlerësimi i magnitudës realizohet duke aplikuar modele të njohur parametrik si: ai Richter & Gutenberg (1956) dhe Eaton (1992).

Fshini aplikacionin e tërmetit nga telefoni.

Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 Rihter. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.Tërmete bien në cdo kohë në cdo min në cdo sek.

Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.

Studimet Sizmologjike në Shqipëri realizohen nga Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, i cili është pjesë e UPT-së. Pjesë përbërëse e këtij departamenti është Rrjeti Sizmologjik Shqiptar (ASN), Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta (ASMN), si dhe Rrjeti Gjeodinamik (GNSS). Këto rrjete janë të vetmet me anën e të cilave realizohet monitorimi dhe studimi i aktivitetit sizmik në Shqipëri.

Një nga detyrat kryesore të këtij departamenti është informimi në kohë reale i opinionit publik dhe organizmave shtetërore në rastet kur ndodhin tërmete të fortë në vend. Aktualisht, Rrjeti Sizmologjik Shqiptar është i përbërë nga 13 stacione të pajisura me instrumente të ndryshëm dixhitalë, kurse Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta disponon 34 stacione dixhitalë (16 akselerografë të tipit SMA-1 të përshtatura me teknologji digjitale, 10 sisteme CMG-5TD dhe 8 sensorë CMG-5T) të shpërndara në qytete të ndryshme të vendit. Një sistem i ri dixhital i cili përdor komunikimin satelitor (VSAT) është tashmë në operim si pjesë e rrjetit tonë sizmologjik.

Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet.

Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet.

Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv.

Jetojmë në një vend tërmetesh dhe duhet ti njohim që të mbrohemi. Tani është koha vetëm të numërojmë dëmet dhe të llogarisim sa na duhet – kohë e lekë – për t’u ringritur. Është koha të shërojmë traumat e fëmijëve që mbetën pas që nga agimi i 26 nëntorit.

Por është koha gjithashtu edhe të nisim të ndreqim gjithçka që është bërë keq e shtrembër në këto 3 dekada; të gjitha defektet që nxori në pah ky tërmet i tmerrshëm për të gjithë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY