Drejton hetimet për pallatet e shembura në Durrës, KPK merr vendimin për...

Drejton hetimet për pallatet e shembura në Durrës, KPK merr vendimin për kryeprokuroren

71
0
Shares

KPK konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, kandidate për SPAK.

Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, është dhe në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit pasi po merret me hetimet e shembjes së dhjetëra pallateve në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në seancë u bë me dije se ndaj Jellës ishin bërë hetime të thelluara mbi pasurinë dhe një sërë personash të lidhur, figurën e saj dhe të bashkëshortit si dhe mbi profesionalizmin. Relatorja vuri në dukje kalimin e barrës së provës mbi një apartament në Durrës dhe po ashtu edhe për shtëpinë e prindërve të bashkëshortit në Peqin.

nita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY