Basha reagon pas pretencës së Prokurorisë: Nuk do arrini dot kurrë t’i...

Basha reagon pas pretencës së Prokurorisë: Nuk do arrini dot kurrë t’i mbyllni gojën Salianjit

107
0
Shares

Nuk ka vonuar reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, pas dhënies së pretences per ish-deputetin Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.

Basha shkruan se askush nuk mund t’ia mbyllë gojën Ervin Salianjit, ndërsa shton se beteja me krimin e organizuar do te vijojë.

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur“,-shkruan Basha.

Kujtojmë se Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervis Salianji, sa i takon akuzave, ndërsa denimi i konvertohej ne sherbim prove.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY