FOTO/Italia goditet nga tërmetet, lëkundje të forta gjatë natës

FOTO/Italia goditet nga tërmetet, lëkundje të forta gjatë natës

60
0
Shares

Italia është goditur nga disa tërmete gjatë natës, duke shkaktuar panik dhe frikë të madhe tek qytetarët.

Behet fjalë per nje termet me magnitudë 5 dhe pasgoditjet e tij te cilat kane qene me nje thellesi shume te afert me token, rreth 9km.

Demet e para kane nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur.

Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Shumë njerëz u larguan nga shtëpite pas tërmetit qe u pasua me pasgoditje të shumta, ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndenjur në makina, së bashku me fëmijët.

Shumë thirrje ka pasur per zjarrfikëset dhe ambulancat. Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence qytet dhe Pistoia. Nga paniku dhe për çështje sigurie u mbyllën shkollat në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio si edhe shkollat dhe çerdhet në komunat perreth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY