Fakultetet e UT njoftojnë nisjen e mësimit, vetëm dy prej tyre vazhdojnë...

Fakultetet e UT njoftojnë nisjen e mësimit, vetëm dy prej tyre vazhdojnë ende pezullimin

70
0
Shares

Çdo gjë duhet ti rikthehet normalitetit dhe jetës, kjo është ajo që propozojnë dekanet e fakulteteve në Tiranë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ditën e nesërme rifillon procesi mësimor në Universitetin e Tiranës.

Katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë shprehur gatishmërinë për të përballuar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselëntë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha pasi bëri të ditur se godina e këtij fakulteti nuk ka pësuar dëmtime dhe mesazhin që pas kësaj situate të rëndë, jeta vazhdon dhe studentët duhet ti rikthehen mësimit.

Ndërkaq, ndihmë ka dhënë edhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Dekani i këtij fakulteti tha se kanë trajnuar  mbi 300 punonjës socialë dhe psikologë, të cilët janë përgatitur për të asistuar nëpër shkolla.

Vetëm fakulteti i Mjekësisë dhe ai i Arkitekturës kanë shtyrë zhvillimin e mësimit, duke qene se kane patur dëme të konsiderueshme në godinat e fakulteteve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY