Caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri, pse e dha dorëheqjen sot gjyqtarja...

Caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri, pse e dha dorëheqjen sot gjyqtarja e Krimeve të Rënda

87
0
Shares

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku është dorëhequr nga detyra.  Mësohet se dorëheqja është paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor disa ditë më parë.

Në Maj 2018, kujtojmë se Baku refuzoi kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo u mjaftua vetëm me caktimin e “arrestit në shtëpi”.

Në letrën e dorëheqjes Baku sqaron se në të ardhmen do të angazhohet në një biznes privat e për këtë shkak s’mund të vijojë me karrierën në gjyqësor.

Liljana Baku, është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, prej më shumë se 20 vitesh. Prej themelimit të saj, ajo ka ushtruar funksionin pranë gjykatës për Krime të Rënda, ku ka shqyrtuar mjaft dosje të vështira. Çështja më e fortë që ka shqyrtuar së fundmi, është ajo e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY