Erdogan, thirrje vendeve te Konferences Islamike te ndihmojne Shqiperine, Rama letra sheikeve

Erdogan, thirrje vendeve te Konferences Islamike te ndihmojne Shqiperine, Rama letra sheikeve

46
0
Shares
Turkish President Recep Tayyip Erdogan delivers a speech during a Turkish Anatolian Publishers Association Members meeting at the Presidential Complex in Ankara on March 22, 2017. Erdogan warned Wednesday that Europeans risk being unsafe on the world's streets, as a crisis between Ankara and the EU showed no signs of abating. / AFP PHOTO / ADEM ALTAN

Në nje video te publikuar nga Kryemistri Edi Rama, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë mes tjerash: “Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”. Erdogan shpesh iu referohet shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë.

Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, – thotë ne fjalen e tij Presidenti Erdogan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY