Rama u heq shpërblimin institucioneve shtetërore: Harrojini darkat dhe vallet për Vitin...

Rama u heq shpërblimin institucioneve shtetërore: Harrojini darkat dhe vallet për Vitin e Ri

54
0
Shares

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama kërkoi nga të gjithë institucionet që të ndajnë një pjesë të kohës të festave me njerëzit që janë akomoduar në hotele e çadra. Kështu, festat e fundvitit do të kalojnë pa shpërblime dhe festa në institucionet shtetërore.

Kryeministri Rama falenderoi të gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë kontribuar vullnetarisht me rrogën e tyre për të prekurit nga tërmeti, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se punonjësit janë detyruar për ta bërë një gjë të tillë.

Edhe diçka që lidhet me vendimin që do të kalojmë për krijimin e përdorimit të fondit të veçantë të ndryshuar.Është vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë në veprimtari social-kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Dua të falenderoj të gjithë ata që zemërgjerësisht kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës.

“E refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar të gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë për rindërtimin. Është e pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit këtij procesi, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces.

Por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale, ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50%  shtetëror në varësi të institucioneve qëndrore dhe qeverisjes vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle”,-tha Rama.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY