Dosjet e para hetimore për tërmetin, katër prokurori po hapin hetimet

Dosjet e para hetimore për tërmetin, katër prokurori po hapin hetimet

38
0
Shares

Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkëngjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Deri më tani prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në këqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar.

Por ndërkohë të njëjtën nevojë për ekspertë të posaçëm ka edhe prokuroria e Krujës, e Laçit, Tiranës. Ndërkohë siç mëson Top Channel edhe prokuroria e Kavajës ku janë evidentuar disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor i kërkon bashkisë që të vendosë në dispozicion listën e objekteve, tek të cilat do ndërhyhet dhe për të cilat synohet të zhvillohen këqyrjet e vendngjarjeve.

Nga ana tjetër sipas burimeve shtatë prokurorë në Durrës janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve po heton si një të vetme shtatë referimet e shembjes nga tërmeti të shtatë  ndërtesave nga rrënojat e  të cilave u shkaktuan viktima.

Në një të vetëm janë bashkuar fashikujt e shembjes së ish Vila Palma, Mira Mare, Kavalishensës, Ish-Tropikalit, gjashtë katëshit pranë stadiumit, ndërtesës katër kateshe të familjes Lala dhe godina tek zona e “Dy Gjelave”.

Grupi i dytë po heton listën e mëse 70 godinave që do shemben pasi konsiderohen të rrezikshme, ndërkohë të njëjtën procedurë po ndjek edhe prokuroria e Krujës, e cila sikurse kolegët ka urdhëruar sekuestrim në hipotekë dhe prefekturë të dokumentave, por edhe të procesverbaleve të konstatimit në këto ndërtesa pas tërmetit të datës 21 shtator. top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY