Murrizi i ashpër me qeverinë: Na keni sjellë me urgjencë në Parlament...

Murrizi i ashpër me qeverinë: Na keni sjellë me urgjencë në Parlament për miratim koncesionesh

58
0
Shares

I ashpër ka qënë në reagimin e tij deputeti Murrizi i cili nuk kurseu që nga i pari i qeverisë, Edi Ramën, kabinetin e tij qeveritar deri tek deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Në mes të pluhurit të tërmetit shkuat aty për të bërë estradë në kamera dhe për të thënë (Rama) se i do shumë shqiptarët pasi të vdesin. Qeveria nuk është shoqatë, nuk është Elvis Naçi dhe shpreh konsideratë për të gjithë kontributin e tij.

Shqipëria ka një buxhet prej 4 miliardë eurosh dhe duhet të mendojë për një ditë të zezë. A ka menduar për një ditë të tillë? Jo! Mos na qani si faturino urbanësh.I gjithë angazhimi juaj është një flluskë sapuni“, u shpreh Murrizi duke e cilësuar hipokrizi dhe propogandë të qeverisë aksionet e derimëtanishme.

Nga ana tjetër Murrizi nuk ka lënë pa fshikulluar dhe kolegët e tij deputetë dhe Kryesinë e Kuvendit të cilët sipas tij duhet të ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për dëmet dhe ringritjen nga tërmeti.

Nëse do ta merrnit në konsideratë duhej të bëhej një seancë e jashtëzazkonshme enkas për këtë. Na keni me nxitim për një seancë prej 18 pikash, zero për tërmetin.

Pika e parë: Dhënia me koncesion 17 milion euro një kompanie për faturimin online të një kompanie fantazmë

Pika 3. Heqja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind koncesionarët që sjellin makina të reja

Pika 5. Ligjin që u vini këmbën në fyt 109 mijë bizneseve për pajisjen me kasat e reja

Pika 7. Miratimi në parim i buxhetit 2020.

Dhe ju thoni që nuk preket buxheti, për çfarë po flasim. Emergjencave u është parashikuar 2.6 milionë euro për vitin 2020. A e zgjidh problemin, në një kohë kur specialistët thonë që dëmi është mbi 500 milionë euro? Jo! Thoni që do ta zgjidhim me donacionet.

Kjo është gjithë ajo çka kjo qeveri ka për emergjencat.

Hiqjani 40 milionë euro portalit të qeverisë, atij të bashkëqeverisjes. Merr 40 milionë euro në vit.

Mjaft bëtë estradë dhe të shkoni të ata kalamajtë fatkeqë që u kërkoni ca do kapelen e e Ronaldos, do ta sjell, po ti ca do?.
Keni prish pronë e pasuri të shqiptarëve nga rotondoja Lushnjë deri të Astiri e me radhë në 6 vjet më shumë nga çfarë ka prish tërmeti.

Më gjeni një leje shfrutëzimi në Durrës ku thuhet që është në parametrat e kërkuara në lejen e bashkisë. Çdo gjë mbaronte në Bashkinë e Durrësit kur firmosej leja e ndërtimit. Boll me PPP dhe ato tenderat sekretë që bëni me Agaçin“, ka përfunduar Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY