FOTO/Ish-deputeti denoncon me pamje: Kriminale, dëmet e tërmetit në maternitet mbulohen me...

FOTO/Ish-deputeti denoncon me pamje: Kriminale, dëmet e tërmetit në maternitet mbulohen me çarçafë

57
0
Shares

Ish-deputeti Bardh Spahia ka bërë një denoncim, ku pretendon se dëmet nga tërmeti në Maternitet po mbulohen.

Sipas tij, Instituti i Ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. “Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përvec dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës”, shkruan Spahia.

Më tej ish-deputeti shkruan përkrah fotove se qeveria e fsheh situatën në të cilën ndodhet ky spital ndërsa shton se nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që sipas tij, Bledi Çuçi nxjerr dy herë në ditë.

Reagimi i plotë:

KRIMINALE : DEMET E TERMETIT NE MATERNITET MBULOHEN ME CARCAFE!!!!

Këto janë fotot që denoncohen nga personeli i shqetësuar i maternitetit të ri, për dëmet që janë shkaktuar në institucionin që sjell jetë. Instituti i ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përvec dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës!!!! Pra situata është tejet serioze. Cfarë bën shteti i papërgjegjshëm? Përvecse e fsheh, sepse nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që Bledi Cuci nxjerr dy herë në ditë, shikoni zgjidhjen mesjetare që i jepet: të carat mbulohen me carcafë operatorë!!!!!

Këtu kalohen kufijtë e papërgjegjshmërisë dhe hyhet në kufijtë e një vepre kriminale!
Sa të sigurt mund të jenë pacientët e personeli mjekësor në këtë ndërtesë, ku dëmet e tërmetit thjesht mbulohen me carcafë, e nuk ndërhyhet për të siguruar godinën, e sidomos kur nuk raportohet publikisht si dëm serioz?

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY