VIDEO/Basha në Astir: Mirënjohje protestuesve që po strehojnë 120 të dëmtuar nga...

VIDEO/Basha në Astir: Mirënjohje protestuesve që po strehojnë 120 të dëmtuar nga tërmeti

66
0
Shares

Basha vizitoi familjet e strehuara tek godina “Egi Center” në Unazën e Re. Godina ishte planifikuar të prishej nga projekti kundër të cilit protestuan banorët e Unazës, por tani është bërë streha e rreth 100 banorëve të prekur nga tërmeti, mes të cilëve 30 fëmijë. Ata ndihmohen në mënyrë vullnetare nga strehimi deri tek ushqimet dhe ilaçet, pasi nga bashkia apo qeveria nuk ka ardhur asnjë ndihmë, megjithëse janë në dijeni të qendrës që ndihmon vullnetarishr 100 banorë.

Në bashkëbisedim në banorët, lideri demokrat tha se qytetarët e kësaj zone krahas tërmetit natyror janë përballuar edhe me atë që ai e quan  si “tërmet shtetëror”.

Basha premtoi se do të bente çfarë ishte e mundur për të mbushur këto godina me rezerva dhe materiale nga iniciativa vullnetare për t’iu ardhur ne ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Duke falenderuar bamirësit dhe vullnetarët, zoti Basha vlerësoi ndihmën e tyre në ditë të vështirë. “Kushtet mund të mos jenë optimale, por janë ofruar me zemër nga këta njerëz që kanë përjetuar një lloj tjetër tërmeti, tërmetin shtetëror”- u shpreh zoti Basha, duke iu referuar përplasjes së banorëve të Astirit kundër projektit që u shembte shtëpitë. “Po tregoni se keni një zemër të madhe, sepse e njihni vuajtjen për shtëpinë”- tha Basha.

Disa prej banorëve, të zhvendosur nga Kombinati, Vora, Nikla, Ishmi dhe Bubqi treguan sesi janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmeti, por edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Kemi bërë kerkesë që kur është dëmtuar në shtator, askush s’na ka parë. Kemi jetuar prapë në atë banesë se nuk na kanë dhënë zgjidhje. “- tha një banor i Zall Bastarit, gjë që u pohua edhe nga banorë të tjerë në zona të ndryshme.

Gjatë takimit me familjet e strehuara tek Astiri, doli në pah shqetësimi serioz i ftohjes së fëmijëve nga lënia për 2-3 ditë në çadra të papërshtatshme. “Ilaçet janë siguruar deri tani nga vullnetarët, por kujdesi mjekësor i specializuar duhet të mos mungojë”- u shpreh zoti Basha.

Tek godina që mikpret 100 banorët e prekur nga tërmeti, janë krijuar kushte provizore që fëmijët të argëtohen dhe të kalojnë kohën me lexime librash deri në nisjen e shkollës.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

Dua të falenderoj nga zemra Flamurin dhe familjen e tij që ka vënë në dispozicion prej ditës së parë këtë ndërtesë. Dua të falenderoj Aleancën për Teatrin që ka kontribuar prej orëve të para me ndihmat që janë mbledhur për të goditurit nga tërmeti. Dua të falenderoj të gjithë banorët e “Unazës së Re” që po punojnë si vullnetarë, duke ndihmuar nga mëngjesi deri në darkë dhjetëra familje të strehuara kryesisht nga zonat e goditura nga tërmeti.

Falenderoj mjekët që, në mënyrë vullnetare, po kontribuojnë për shëndetin e shume prej tyre që janë të sëmurë kryesisht për shkak të qëndrimit në çadra në ditët e ftohta dhe në orët e para të fatkeqësisë dhe po kështu dua të falënderoj nga zemra këdo që ka mbështetur me kontribute, me ushqim, me orendi.

Dua të theksoj se ky është një kontribut i gjithi vullnetar.

Falënderoj të rinjtë e FRPD-së dhe strukturat tona të degës 6 dhe 7, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar. Falënderimi kryesor i takon këtyre njerëzve me zemër të madhe.

Këtu po qëndrojnë afër rrënojave të një tërmeti tjetër, të një tërmeti të shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni dhe është domethënëse.

Nuk është e rastisshme që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë.

Kam një mesazh për këdo që ka mundësi të ndihmojë.

Këtu ka nevojë për ushqime, pajisje, tavolina, karrike, ka shumë fëmijë që po trajtohen vullnetarisht nga psikologë dhe studente të psikologjisë, të cilat i falënderoj.

Shumëkush ka ardhur, kanë kontribuar financiarisht, por ka ende shumë nevojë për ndihmë materiale.

Ka akoma mundësi për të strehuar edhe disa familje të tjera, por ndërkohë mundësitë për të kontribuar me ushqime dhe orendi janë të pakta.

Ne do të bëjmë ç’është e mundur si opozitë për të furnizuar këtë qendër dhe qendra të tjera përmes kontributeve vullnetare, tona dhe të mbështetësve tanë.

I bëj thirrje kujtdo që mund të kontribuojë, të kontribuojë në këtë qendër që ndohet këtu në zonën e “Unazës së Re”. Dua të falënderoj ata që kanë hapur dyert dhe zemrat dhe kanë treguar se shqiptarët në raste të tilla fatkeqësie dinë të jenë një familje e madhe me një zemër shumë të madhe.

Dhe ky është një shembull prekës dhe emocionues i kësaj zemre të madhe të shqiptarëve në vështirësi, për njëri tjetrin.

LIVE – Me banorët e Unazës së Re të cilët kanë strehuar 120 persona të prekur nga tërmeti

LIVE – Me banorët e Unazës së Re të cilët kanë strehuar 120 persona të prekur nga tërmeti

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 4 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY