Bie në pranga një biznesmen në Elbasan

Ndaje

Një biznesmen është arrestuar sot nga policia e Elbasanit. Ai është Agron Xibraku, që pronëson një pjes ëtë transportit urban në Elbasan dhe është i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Mësohet se për 10  vitet e fundit, Xibraku ka falsifikuar dokumentet duke shmangur detyrimet financiare dhe duke përvetësuar shuma të mëdha parash.

Ndaj Agron Xibrakës gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, ditën e djeshme, ndërsa sot është ekzekutuar urdhri i ndalimit. Sipas policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar se Agron Xibraka është administrator i  një shoqërie aksionere  ‘Gostima 2003’ dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë  duke  vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje