Artur Bresha, para 2 vitesh iu kap 1 ton kanabis nga policia

Artur Bresha, para 2 vitesh iu kap 1 ton kanabis nga policia

529
0
Shares

Artur Bresha

Detaje të reja për atentatin e sotshem në Tepelenë. Persona të paidentikuar kanë qëlluar Artur Breshën që punonte roje në një firmë inertesh duke e lënë të vdekur. Më parr kanë qëlluar ndaj vëllait të tij, Artan Breshës në ambientet e një dyqani afer baneses duke e plagosur atë.

Si ndodhi vrasja:

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli.

Vellai qe mbeti i plagosuri është një emër i njohur për policinë pasi në 2017 u ndalua nga policia e Gjirokastrës me 1 ton kanabis.

“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, – thuhej në komunikatën e atehershme te policisë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY