Rama ua “mbledh” kryebashkiakëve: Nuk ka blerje, kush është keq për makinë...

Rama ua “mbledh” kryebashkiakëve: Nuk ka blerje, kush është keq për makinë të gjejë kalë

59
0
Shares

Ashtu si më herët raportuam për ndryshimin e projektbuxhetit të vitit 2020, kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar se do të ketë rishikimi të buxhetit. Në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se po studiohet dhe cilat fonde mund të transferohen për vitin e ardhshëm.

Rama tha se e gjithë vëmendje do të jetë te projekti i rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti, ndaj dhe pati një paralajmërim të qartë për bashkitë.

“Në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do pajiset asnjë zyrë, nuk do të bëhet asgjë nga ato që kanë qenë rutina e përditshme dhe do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, televizorëve e me radhë në të gjitha bashkitë e vendit. Asnjë shpenzim për këtë punë.Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë.Nuk ka problem, kryetarë bashkish me kuaj do të ishin inovacion ekologjik dhe sidomos kryetarë njësish administrative me kuaj do të ishin të mirëseardhur në komunitet që të shkonin shtëpi më shtëpi me kalë dhe të mos vinin vërdallë me vetura në qendrën e qytetit”,-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se niset sot drejt Londrës ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, së bashku me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe me ministrin e jashtëm Gent Cakaj. Përpara nisjes Rama tha se në këtë Samit do të bisedojë me të gjithë vendet anëtare, për të ndihmuar në përballimin e pasojave që la tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY