VIDEO/Situata në Lezhë, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren: Më e mira...

VIDEO/Situata në Lezhë, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren: Më e mira në botë, as i ndihet zëri as i del emri

182
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në Lezhë, per te monitoruar nga afër problemet që raportohen nga kjo zonë pas goditjes së tërmetit.

Rama u informua në lidhje me situatën në terren duke marrë mendimin e inxhinierëve për ndërtesat e dëmtuara dhe personat e strehuar në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Ndërkohë që ka inspektuar godinën,kryeministri u pa ne shoqerine e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën. Për këtë të fundit kreu i qeverisë na ka surprizuar me lëvdatat.

“Ku je më e mira në botë. Prit njëherë, prit se ka rradhë. Ditë-natë, ditë-natë, as i ndihet zëri as i del emri…”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Lindita Nikollën, pas protestave të studentëve, të cilët treguan qartë dështimin e qeverisë në lidhje me Reformën e Arsimit të Lartë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/570798430157955/

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY