KLGJ pezullon punën e gjykatave në Tiranë, Durrës dhe Lezhë: Të vlerësohen kushtet e ambienteve

Ndaje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë punën në të gjitha gjykatat e tre qarqeve, në të cilët është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Përkatësisht, është pezulluar puna në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, për të cilat KLGJ ka urdhëruar të vlerësohen kushtet e ambienteve të këtyre institucioneve.

Shkak gjendja pas fatkeqësisë natyrore nga tërmeti. Të vlerësohen kushtet e ambienteve të gjykatave. Të eliminohet çdo rrezik në ambientet e gjykatave”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Kujtojmë se sot Prokuroria regjistroi çështje penale për Durrësin dhe Tiranën, ku do te hetohet për veprat penale si: ato te “Shperdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre.

Hetimi është dhe për  “ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje