Modeli i urbanizimit ka rënë : ta rikonceptojmë ndryshe !

Modeli i urbanizimit ka rënë : ta rikonceptojmë ndryshe !

42
0
Shares

Nga Artan Fuga

Në rindërtimin e qyteteve pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe lëkundjeve që e pasojnë gjykoj se duhet mbajtur parasysh një e vërtetë e madhe që besoj nuk e dyshon më njeri me dy paré mend në kokë.

Modeli i urbanizimit të qyteteve të mëdha si Tirana dhe Durrësi, ka rënë.

Ka dështuar dhe është i papërshtatshëm. Në të gjitha planet.

Nuk është se urbanistë, sociologë, inxhinjerë, filozofë, qytetarë, gazetarë nuk folën dhe kundërshtuan në këta vite, por askush nuk i dëgjoi!

Rindërtimi nëse konceptohet uzurpueshëm nga po ata politikanë dhe lobi ndërtimi që janë në themel të këtij qyteti të rënë edhe ai do të shkojë në rrugë të gabuar.

Ne na duhet një qytet i së ardhmes jo të riprodhohet “kolera” që na ka zënë brenda!

Ne nuk mund të pranojmë të flemë, hamë, rrisim fëmijët me dhjetra kate sipër nesh që vallëzojnë në valljen e vdekjes apo të vallëzojmë në katet e dhjeta si kometa qiellore që shuhen!

Ne nuk mund të pranojmë të flemë, hamë, bëjmë banjë, presim miq, rrisim fëmijë, duam, urrejmë, brenda arkivoleve dhjet a pesëmbëdhjet katësh!

Ne nuk mund të pranojmë të kemi për varr kulme gërmadhash banesash ku kemi jetuar!

Ne nuk mund të jetojmë heroikisht çdo sekondë të jetës sonë duke flirtuar me vdekjen.

Ne nuk mund të ngrysemi duke pyetur : a do të gdhihemi?

Ne nuk mund të jetojmë me urimin e fshehtë : Ishallah më bie një tullë në kokë e të iki pa vuajtur sesa të shuhem i paralizuar!

Ne nuk mund të jetojmë me dridhje në trup pa kuptuar nëse bie tërmet, lëkundet binaja jonë sipër kokës apo tensioni i gjakut ka shkuar në tru.

Ne nuk mund të jetojmë si muhaxhirë me helmeta në kokë, me çanta shpine bërë gati, me vetura të ndezura për të marrë në cdo çast arratinë andej nga Pogradeci, Korça, a Galigati.

Këto janë parimet bazë të rindërtimit të modelit urban!

Kjo ngjall optimizëm!

Në komitetin e ndërtimit duhet të hyjë masivisht qytetaria. Jo ajo shoqëria civile që i lëpihet pushtetit, por qytetarë të ndërgjegjshëm që interes të vetëm kanë të shpëtojnë jetë, të krijojnë siguri urbane!

Qytetarët t’a konceptojnë rindërtimin e qytetit të tyre sepse ata jetojnë aty. Jo ata që na kanë zhytur në kazanin urban dhe vetë jetojnë jashtë qytetit që kanë krijuar, që na kanë imponuar.

Qytetarët duhet të kontrollojnë procesin sepse ata po japin kontribute financiare. Kanë nevojë të kontrollojnë ku shkojnë taksat e tyre, paratë që jepen a dhurohen për ta, paratë që ata vetë japin!

Vetë me komisarë dhe komandanta nuk bëhet kjo punë! Këshilat bashkiake janë jo përfaqësuese!

Duhet përfaqësim i drejtpërdrejt qytetar!

Përjashtimi i qytetarëve nga piramida e vendim-marrjes nuk prodhon veçse mosbesim, korrupsion dhe akaparim të vullnetit qytetar nga një grusht njerëzish.

Ka ardhur koha që gjithçka të ndryshojë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY