Basha: Te verifikohet siguria e banesave

Basha: Te verifikohet siguria e banesave

60
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha viziton zonën e plazhit në Durrës duke theksuar se ka rendesi jetike të verifikohet siguria e banesave.

Postimi i Bashes:

Në zonën e plazhit në Durrës për t’u solidarizuar me ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë pa pushim punën me stoicizëm, dhe për të dëgjuar e përcjellë shqetësimet e banorëve të goditur nga tragjedia.

Takova njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Banorët në zonën e plazhit ku dëmet që pashë ishin të mëdha, kërkuan vëmendje, mbështetje dhe kujdes.

Ka rëndësi jetike mirëorganizimi i burimeve njerëzore në këto momente shumë kritike, për të kontaktuar qytetarët, për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për tu ofruar ndihmë.

Basha po ashtu ka vizituat edhe Lacin ku eshte takuar me dhjetra qytetare te demtuar nga termeti dhe ku ka me qindra banesa te demtuara rende nga termeti. Prane gjimnazit te qytetit jane ngritur disa cadra, por jane te pamjaftueshme. Banoret i kane treguar zotit Basha se nuk kane vemendjen e autoriteteve per te vleresuar sigurine e banesave. Nuk ka shkuar asnje specialit per t’i pare ato, megjithese ka shume ankesa ne Bashki. Zoti Basha kerkoi shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore edhe ne Bashkine e Laçit, pervec Qarkut te Tiranes dbe Durresit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY