Pezullohet per disa dite taksa e Rruges se Kombit, por ja ku...

Pezullohet per disa dite taksa e Rruges se Kombit, por ja ku nisi ‘urdheri’ per pezullim

90
0
Shares

Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), ka vendosur sot te pezulloje per disa dite taksen e rruges nderkohe qe duke filluar që nga dita e djeshme, datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj.)

Karvani i ndihmave te medha nga Kosova per te demtuarit e termetit. Mirenjohjen me te thelle! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mercredi 27 novembre 2019

Por ja si ka rrjedhur ceshtja e takses qe prej se martes ne mengjes. Inicues te heqjes jane autoritetet kosovare qe i kerkuan qeverise se Shqiperise te pezulloje kete takse per disa lloj udhwtaresh.

Me poshte vijon shkrimi i monitor.a ne lidhje me kete ceshtje:

Që nga momenti i parë pas tërmetit, mëngjesin e ditës së djeshme, shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit) ka vendosur që të mbulojë vetë shpenzimin e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova për popullin shqiptar, sqaroi kompania, duke shtuar se kalimi për mjetet që sjellin ndihma do të vazhdojë të bëhet pa tarifë deri në momentin e mbarimit të emergjencës.

Më herët, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kishte kërkuar të hiqet apo pezullohet taksa rrugore për të gjithë kosovarët që dërgojnë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

“Kërkesë urgjente për autoritetet nga Shqipëria: Ka qindra qytetarë, biznese, operatorë të transportit të mobilizuar, të cilët me vullnet të jashtëzakonshëm janë të mobilizuar për përkrahje të Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ndërkohë, të gjithë po paguajnë taksën rrugore. Mospezullimi i kësaj takse për një kohë të caktuar është irritues dhe skandaloz; prandaj kërkohet urgjentisht, vendim i jashtëzakonshëm, në gjendje të jashtëzakonshme, për pezullim për një kohë të caktuar të njërës nga barrierat më absurde që ne i kemi me Shqipërinë, edhe në kohëra të zakonshme”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Dhjetëra autobusë gjatë ditës së djeshme kanë dërguar ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti, derisa sot në mëngjes kanë sjellë edhe familje të cilët kanë mbetur pa shtëpi, në Pejë, ku janë strehuar te qytetarët në këtë qytet që kanë shprehur gatishmërinë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për qytetarët shqiptarë.

E në qeverinë e Kosovës kanë thënë se ky është një vendim i autoriteteve të Shqipërisë, porse do të duhej të pezullohej kjo taksë.

“Ne si qeveri nuk i qesim kushte Shqipërisë, hiqeni këtë, ne ju ndihmojmë, ai është vendim i Qeverisë së Shqipërisë. Nuk duket që është vendim i mirë, të paktën ish dashtë ta pezullojnë, po flas tash si qytetarë, po nuk mund t’ia imponojë. As Qeveria jonë nuk mund t’ia imponojë, ai është një vendim i tyre. Ata kanë tash ndonjë kontratë me ndonjë kompani private që janë në obligime dhe qeveria shqiptare ish dashtë të bisedojë me kompaninë dhe ta pezullojë ose t’ia kompensojë atë humbje që mund ta ketë ekonomia e tregut, sepse kjo është ekonomi e tregut, jo ekonomi e dirigjuar që shtetit qysh donë i lëvizë vendimet”.

Dhjetëra raste të qytetarëve që kanë paguar para për të shfrytëzuar Rrugën e Kombit janë bërë publike nga dita e martë, kur Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës.

Sipas kësaj takse, personat të cilët do të shkojnë me mjete me 4 rrota do të paguajnë 5 euro, autobusët do të paguajnë 11 euro, kamionët 26 euro, mjetet e rënda do të paguajnë 23 euro.

Mirëpo përkundërt që kjo taksë nuk u hoq, qytetarët nga Kosova nuk hezituan të shkojnë në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve të tërmetit./Fatos Shala për Monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY