MEDIA ITALIANE/ Viktime e termetit edhe mikesha e djalit te Kryeministrit Rama

MEDIA ITALIANE/ Viktime e termetit edhe mikesha e djalit te Kryeministrit Rama

78
0
Shares

Mes viktimave të tërmetit ishte edhe një e afërt e djalit të kryeministrit Rama, Gregorit.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren, Kristi Reci, e cila u nxorr dje e pajetë nga rrënojat e një pallati në Durrës, së bashku me babain e saj.

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë vetë djali i kryeministrit Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale rrëfeu se mes viktimave të tërmetit ka qenë edhe një e afërmja e tij.

Postimi i Gregorit:

Midis viktimave të shumta të kësaj fatkeqësie është edhe një person afër meje, së bashku me vëllain e tij, nënën dhe babanë”, shkruante Gregu. Janë 30 viktima të konfirmuara të tërmetit që natën midis të hënës dhe të martën shkaktuan që tre ndërtesa të shemben në Thumanë, rreth 40 kilometra në veri të Tiranës, dhe dy hotele në Durrës.”

24-vjeçarja studjonte në Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe ëndrra e saj ishte të bëhej mjeke Por tërmeti apokaliptik i ndërpreu në mes ëndrrat e studentes nga Durrësi.

Trupat e nënës dhe vëllait të Kristit u nxorrën mbrëmjen e sotme, duke shuar plotësisht familjen Reci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY