Basha vijon te shmange deklaratat politike: Ta kalojme situaten tragjike si nje...

Basha vijon te shmange deklaratat politike: Ta kalojme situaten tragjike si nje familje

75
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sonte se do te tejkalojme kete tragjike si nje familje e madhe. Basha ka nderprere cdo deklarate politike qe nga termeti nderkohe qe eshte gjithe diten ne zonat e shkaterruara nga termeti.

Postimi i Bashes:

në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira.

Specialistët e kërkim-shpëtimit më shpjeguan sfidat me të cilat po përballen për një operacion të suksesshëm shpëtimi. I falenderova në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie, kur ende ka njerëz nën rrënoja dhe kur numri i atyre që kanë humbur jetën po rritet.

Qytetarë të shumtë më treguan për dëmtime të mëdha që kanë pësuar shtëpitë e tyre, shumë prej të cilave janë bërë të pabanueshme. Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore.

Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë e partnerët tanë, do ta kalojmë këtë situatë tragjike.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY