Tmerr në banesën me qera, studentëve në Durrës iu hyjnë hajdutët me...

Tmerr në banesën me qera, studentëve në Durrës iu hyjnë hajdutët me thikë, dalin detajet

61
0
Shares

3 studentë në Durrës kanë perjetuar makth dhe frikë, teksa maskat u kanë hyrë në banesën me qera dhe iu kanë marrë lekët.

Sipas policisë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro. Policia ben me dije se ka kapur nje nga autoret dhe ka identifikuar tjetrin.

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes”- bën me dije policia.

NJOFTIMI 

Vodhën nën kërcënimin e thikës në banesën e tre studentëve, por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, njërit prej studentëve dhe banorëve të zonës kapet gjatë ndjekjes njëri nga autorët, ndërsa autori tjetër ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY